
Gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-up, mjeku Genc Byrazeri dëshmoi sot para anëtarëve, në lidhje rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen.
Socialisti Klevis Xhoxhi: Sa është çmim i jetës së njeriut?
Genc Byrazeri:Sky is the limit”, si na kanë mësuar profesorët? “Sky is the limit”… po si mund ta masim? Jeta s’ka çmim? Dhe sikur një jetë e vetme të jetë shpëtuar, të gjitha këto diskutime minimalisht pa moral
Nuk do t’i hiqja asnjë presje atij studimi Fizibiliteti. Po do e bëja përsëri, pa mëdyshje. Sepse ishte dhe është i nevojshëm. Do ishte kriminale të mos bëhej. Një ditë e munguar e këtij shërbimi, është katastrofike. Mjekësia nuk është matematikë, investimet duhen bërë, nuk mund të parashikosh në fund rezultatet. Por sikur një jetë të shpëtosh, është shumë e vlefshme dhe tregon se ia vlen. Jeta nuk ka çmim.
Lini një Përgjigje