TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2024, 14:32

Dashnor Sula zbulon planin e Ramës për shtetin bektashian: I duhet një oaz strehimi ku mos ketë autoritet drejtësia!

Shkruar nga Pamfleti
Dashnor Sula zbulon planin e Ramës për shtetin bektashian: I duhet
Dashnor Sula

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi” ka ngjallur reagimin e politikës. Deputeti demokrat, Dashnor Sula  tha se me këto plane po humbasim sovranitetin.

Ai theksoi se duhet të jemi të kujdesshëm me artikulime të tilla. Sula u shpreh se Ramës apo politikanëve të tjerë iu duhet një oaz ku të strehoen ku mos të ketë autoritet drejtësia.

“Po humbasim sovranitetin. Shteti ka kufij ka territor. ka të drejta të tjera. Politikanëve tanë,  a Ramës mos u duhet një oaz ku të strehohen që nesër mos të ketë autoritet drejtësia, apo që të kenë të ruajtur financat. Më vjen keq është diçka që krijon një ndjesi shumë të keqe, çfarë hallesh kemi ne...

Nuk do të doja ta besoja seriozisht, duhet të jemi të kujdesshëm me artikulime të tilla. Unë mendoj se Rama e ka gabim. Nuk kemi pasur kurrë probleme mes komuniteteve fetare. Shqipëria është vendi ideal për bashkëjetesën e komuniteteve fetare, katolikët, myslimanët dhe bektashinjtë të gjithë të jemi bashkë. Është gjë shumë e mirë... por nëse do të bëjmë këtë lloj gjëje imagjino se çfarë do të ndodhë",tha Sula.

I pyetur për situatën brenda Partisë Demokratike, Sula nënvizoi se nuk mund t’ua japin pushtetin në tavolinë Edi Ramës, ndërsa mbrojti kreun e PD-së Sali Berisha në luftën e këtij të fundit me drejtësinë.

‘Nga pikëpamja individuale çfarë bëhet me Berishën janë qëndrime që i kanë ndërkombëtarët. Kjo nuk na pengon ne mos të vazhdojmë dhe mos të kemi opozitë në përballë mazhorancën. Këtu ka problem shumë të mëdha, nëse do të vazhdojmë kështu... i bie mos të kemi zgjedhje fare. Nuk është kjo qasja, nuk mund të bësh që t’i japësh pushtetin në tavolinë mazhorancës. Akuza që i bëhet Berishës është shumë larg nga akuzat që ka mazhoranca për korrupsion tenderash, korrupsion koncesionesh”, tha Sula për “Report Tv”.

shteti bektashian dashnor sula

Lini një Përgjigje