TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2024, 14:55

"Rrumbullaku 'kokë turku' për skandalin e TIMS", Salianji: Zgjedhja e Drejtorit të ri të Policisë, tenderim kush do influencojë tek grupet kriminale

Shkruar nga Pamfleti
"Rrumbullaku 'kokë turku' për skandalin e TIMS",
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Muhamet Rrumbullaku është kokë turku për skandalin e sistemit TIMS, pasi nuk ka bërë siç duhet punë.

Salianji tha se Rrumbullakut i thanë detyrë që të bëjë manipulimin për të dhënat e TIMS, por nuk ka bërë mirë punën.

“U largua rrumbullaku se nuk e mbuloi mirë skandalin e TIMS. Koka e turkut për skandalin e TIMS nga pikëpamja administrative, e kishin piketuar që do ishte ai. I thanë detyrë që të bëjë manipulimin për të dhënat e TIMS, por nuk ka bërë mirë”, tha deputeti i PD pèr "News24".

Sa i takon zgjedhjes së Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Salianji ngriti dyshime për një proces fars, pasi emri i ri është paracaktuar para se Rrumbullaku të jepte dorëheqjen.

“Është një tenderim te grupet kriminale se kush do të influencojë më shumë te grupet kriminale. Drejtori është i përcaktuar, nuk është përcaktuar sot, ka një muaj e gjysmë, pa ikur Rrumbullaku. Po të them emrin do duket sikur influencoj apo kam interes për ndonjë kandidat në garë. Një pjesë e këtyre që janë në garë do jenë drejtues qarqesh”, u shpreh ndër të tjera Salianji.

Lini një Përgjigje