
Kreu demokrat Sali Berisha ka marrë pjesë në Kongresin e 37 të CDU në Gjermani, ndërsa shoqërohet në këtë vizitë nga deputetët Tomor Alizoti dhe Albana Vokshi.
Gjatë këtij kongresi, Berisha pati një takim me kreun e CDU Friedrich Merz, i cili garon për të qenë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.
Berisha kujtoi takimin e tij të parë me Kancelarin Helmut Kohl, 34 vjet më parë, në Bonn, duke e konsideruar atë një fillim të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ai e përshkruan këtë moment si një “ogur të bardhë” për fitoren e opozitës në Shqipëri, duke shprehur optimizmin për të ardhmen dhe për angazhimin e CDU-së në mbështetje të demokracisë dhe stabilitetit në rajon.
Kjo është vizita e parë që kreu demokrat Sali Berisha zhvillon jashtë vendit në vitet e fundit. Ai mori një leje në SPAK për të udhëtuar drejt Gjermanisë, ku po merr pjesë në punimet e kongresit të CDU, që mbahet pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen atje.
Lini një Përgjigje