TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2025, 15:36

Politika fut duart te gara për kreun e RTSH, PD-PS presion Këshillit të tërhiqet; anëtarët përplasen me Leka Bungon

Shkruar nga Pamfleti

 

Politika fut duart te gara për kreun e RTSH, PD-PS presion Këshillit
Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Ja diskutimet sot në Komisionin Parlamentar të Medias...

Politika po tenton me doemos të rikthejë në pikën zero garën për drejtorin e RTSH. Skualifikimi i Eni Vasilit pikëlloi si PD dhe PS dhe sot të dyja forcat janë bërë bashkë për të bombarduar Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Publik.

Anëtarët e Këshillit u thirrën në një seancë dëgjimore sot në Komisionin e Medias, ku prej disa orësh kanë dhënë llogari para politikës se përse ata s’kualifikuan Eni Vasilin dhe lanë në garë Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon.

Ashtu siç pritej, Leka Bungo tentoi të dalë i larë vetë. Edhe pse është kryetar dhe duhej të kishte vepruar më herë nëse ky proces ishte i parregullt siç pretendon politika. Ai është justifikuar se fjala e tij nuk ka peshë dhe nuk kishte se çfarë të bënte.

Në proces ka pasur mangësi ligjore dhe një nga përgjegjësit jam unë. Megjithëse jam kryetar kam vetëm çelësat e kashtës në dorë. Kryetari nuk mundet edhe kur konstaton shkelje të veprojë. Nuk mundet as kur një anëtar tallet me të, nuk vjen  në mbledhje i merr lekët prapë dhe kryetari nuk thotë asgjë. Atij nuk i hyn ferrë në këmbë. Në atë mbledhje të këshillit drejtues është krijuar një shumicë fallco që vendos edhe në kundërshtim me ligjin”, tha Bungo.

Pas ka shumë kohësh, PD dhe PS ishin në unison me njëra-tjetrën. Si Evis Kushi ashtu dhe Ina Zhupa i dilnin në krahë njëra-tjetrës.

Po e dëgjoj shpesh argumentin nuk jam ekspert ligjor e nuk marr përgjegjësi. Nuk është argument. Edhe njerëzit që janë në rrugë janë në shkelje të ligjit e kjo nuk do të thotë që dalin në gjykatë e thonë unë e shkela se nuk e njoh ligjin. Për më tepër që je pjesë e një institucioni të rëndësishëm. Nuk është argument kjo. Dhe ne nuk jemi jurist por miratojmë çdo ditë ligje. Çfarë do të thotë që ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi. Ankoheni se statute ka probleme. Keni përgjegjësinë ta ndryshoni. Është akoma më e rëndë që statuti ta dini që ka probleme e të mos merrni asnjë masë”, tha Kushi.

Ju vazon me paligjshmëri e keni mbushur por kjo ishte pika që e derdhi. Ju keni bërë dhe kur zgjodhët Alfred Pezën duke votuar për të skualifikuar një kandidat që I kishte të gjithë kriteret, si Ëngjëll Musai. Gjithë kohën kam qenë koherente”, tha Zhupa.

Diskutimet në komision

Leka Bungo: Paligjshmëria në procesin zgjedhor për drejtorin e ri të RTSH është koshiente. Të gjithë anëtarët e Këshillit drejtues e dinë ua kam thënë se zgjedhja e Aurora Polos nuk plotëson kriterin kryesor për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm RTSH. Aurora Polo as nuk duhej të zgjidhej zv/drejtoreshë e përgjithshme nga Peza por u zgjodh me shumicë votash. Ky ligj vijon ta pengojë që të zgjidhet si drejtore e përgjithshme e RTSH. Nuk ka as diplomën e profilit të caktuar. Aurora Polo ka mbarur për inxhinieri, nuk ka punuar në media dhe ka konflikt.

Ina Zhupa: Për zotin Shanaj kemi njoftim që vijon në Vietnam. Për Papadhimitrin nuk kemi asnjë arsye. Kam lexuar me çudira procesverbalet e mbledhjeve tuaja, ku nuk kuptoni nocionin e pavarësisë, ku thonit Ç'punë kanë ata me ne. Ju jepni llogari kuvendit se jeni zgjedhur nga ai.

Genci Përmeti: Kryetari bëri një vetëfshikullim për një anëtar që votoi nga jashtë. Nuk është se nuk u pyet. Por na u tha që ishte e ligjshme. Ndoshta ne kemi gabuar. Duhej ta kishim kontestuar, por thembra e Akilit duhej të ishte asistencë juridike. Këshilli e ka diskutuar dhe jemi të gatshëm ta diskutojmë këtë argument. Jemi të gatshëm ta diskutojmë këtë argument.

Leka Bungo:  Janë 3 votime. E nuk mund të fshihet pas votës së fshehtë.

Ilir Keko: Nuk mund të pranoj që kam votuar në kundërshtim me ligjin, aq më tepër me bindje. Vazhdoj ti qëndroj mendimit që kam bërë dhe kam votuar duke menduar për më të mirën e atij institucioni. Kam votuar ndershmrit. Nuk mendoj se kemi shkelur ligjin.

Zhupa: Vota e fshehtë e nga Vietnami e zotit Shanaj është votë e fshehtë?

Ilir Keko: Nuk është rasti i parë. Në të kaluarën profesor Shezair Rrokaj ka votuar për postin e kreut të këshillit drejtues me zarf.

Zhupa: nuk është e njëjta gjë

Ilri Keko: Kërkesa për të votuar Shanaj ka qenë e kryetarit. Ka kontaktuar sekretarja me të. Është votë e fshehtë. se nuk e dinin anëtarët

Zhupa: Nuk ishte votë e fshehtë, e dinte sekretarja e këshillit.

Ilir Keko: Procesi në gjykimin tim për zgjedhjen e drejtorit nuk e pranoj që është në kundërshtim me ligjin. Nuk e diskutoj fare. Votën nuk e dinim ne. E dinte sekretarja e këshillit.

Evis Kushi: Po e dëgjoj shpesh argumentin nuk jam ekspert ligjor e nuk marr përgjegjësi. Nuk është argument. Edhe njerëzit që janë në rrugë janë në shkelje të ligjit e kjo nuk do të thotë që dalin në gjykatë e thonë unë e shkela se nuk e njoh ligjin. Për më tepër që je pjesë e një institucioni të rëndësishëm. Nuk është argument kjo. Dhe ne nuk jemi jurist por miratojmë çdo ditë ligje. Çfarë do të thotë që ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi. Ankoheni se statute ka probleme. Keni përgjegjësinë ta ndryshoni. Është akoma më e rëndë që statuti ta dini që ka probleme e të mos merrni asnjë masë.

Genci Përmeti: Këtu u fol për shkelje ligjore, personalisht formimin tim se kam si jurist, por duke ditur këtë handikap kam kërkuar që te kemi një asistencë ligjore të kualifikuar, jo thjesht një jurist që të na asistonte në çdo vendimmarrje. Ne e kemi të domosdoshme që të kemi një asistencë juridike të specializuar dhe ta njoh mirë ligjin.

Milena Selimi: Këshilli drejtues ka marr një vendim në një mbledhje që është drejtuar në kushtet e një detyre normale nga kryetari dhe s’ka qenë në tension as presion. Është hapur mbledhja votimi është votuar është shpallur rezultati dhe në fund të mbledhjes kryetari thotë që ky është proces i paligjshëm. Unë nuk jam juriste, por jam gazetare me profesion dhe reflektimi për një proces është në të drejtën e gjithë kujt, por mendoj se ai që drejton mbledhjen nuk mundet në përfundim të procesit të thotë ky është i paligjshëm. 

Ardita Reçi: Jam detyruar që të mbaj qëndrim pakice si është edhe rasti i këtij procesi për të cilin po japim sot shpjegime. Që në momentin e përfundimit të afati për dorëzimin e dokumentacionit për kandidatët është zhvilluar vetëm një mbledhje për shqyrtimin e kandidaturave dhe në këtë mbledhje janë bërë disa shkelje. Në këtë ditë nuk duhej votuar nominalisht, në proceverbal është se ne nuk kemi shqyrtuar asnjë kandidatuarë për sa i përket përmbajtjes së dosjes së tyre, por kemi vlerësuar mungesën e dokumentacionit dhe më pas duhet të votonim në bllok për kandidatët që se kishin të plotë dokumentacionin, dhe ky ishte gabimi. Dhe ne mund të bëjmë gabime, ne kemi tejkaluar momentin në të cilin ndodhej procesi i përzgjedhjes së drejtorit.

Leka Bungo: Aurora Polo ka mbaruar për inxhinieri e nuk ka punuar asnjë ditë në media. Është në konflikt interesi të hapur. Ajo e di mirë. Ajo vijon të japë urdhra e të emërojë njerëz në punë. Unë nuk duhej të kisha lejuar që të votonte një anëtar të këshillit nga Vietnami. Nuk e kam ditur por nuk dua të justifikoj fajin. Nga ana juridike nuk keni çfarë më bëni se nuk ka ndikuar në rezultatet. Nuk ka ndikuar vetëm Vietnami.  Kjo nuk ishte hera e parë që u bë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje