TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2025, 13:44

“Shqipëria 2030”, "Diella" merr në dorë pushtetin

Shkruar nga Pamfleti
“Shqipëria 2030”, "Diella" merr në dorë
Diella

Nesër më 18 shtator, në një seancë maratonë në Kuvend, programi qeverisës për legjislaturën e re. Programi në fjalë, që do të prezantohet nga vetë kryeministri Edi Rama, përfshin objektiva afatshkurtra dhe afatgjata në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë tek punësimi, rritja e pagave dhe kthimi i emigrantëve.

Diella do të ketë një peshë të rëndësishme jo vetëm për administratën shtetërore, por dhe për qytetarët dhe bizneset.

Në programin katër vjeçar kryeministri Edi Rama thekson transformimin e e Albania 2.0 sipas modelit “life events”.

Shërbimet që do të ofrojë inteligjenca artificiale do të jetë të personalizuara sipas rrethanave të jetës së çdo individi dhe biznesi.

Madje shërbimet si në nivel qendror dhe vendor do të jenë përmes e-albanias.

Madje dhe kartelat shëndetësore do të rishikohen në përputhje me kërkesat e unionit, e më tej duke u përfshirë në sistemin e Diellas.

Inteligjenca artificiale do përdoret në radiologji për imazhet duke ndihmuar në diagnozat si kanceri në faza të hershme, sëmundjet pulmonare, apo ato kardiake.

Prokurimet do të jenë të automatizuara po ashtu përmes inteligjencës artificial por të realizuara sipas legjislacionit të BE.

Kjo synon shmangien e ndërhyrjes njerëzore dhe eliminim të korrupsionit siç thuhet në program.

Diella do të ketë nën kontroll dhe sistemet tatimore dhe doganore për të identifikuar në kohë reale anomalitë.

Gjithashtu do të jetë në qendër të emergjencave civile kombëtare, duke identifikuar në kohë reale rreziqet.

AI do të jetë dhe në Platformën e Bashkëqeverisjes që analizon automatikisht ankesat dje sugjeron zgjidhje ligjore madje dhe rekomandime për reforma

Bujqësia, siguria ushqimore, konsultat, zgjidhjet inovative për administratën, zhvillimi i teknologjisë dhe thuajse të gjitha fushat do të përfshihen sipas programit në këtë ministri të re.

Më 18 shtator, në një seancë maratonë në Kuvend, programi qeverisës për legjislaturën e re. Programi në fjalë, që do të prezantohet nga vetë kryeministri Edi Rama, përfshin objektiva afatshkurtra dhe afatgjata në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë tek punësimi, rritja e pagave dhe kthimi i emigrantëve.

Pjesë nga programi

• Transformojmë shërbimet e punësimit me sistem të zgjuar orientimi karriere dhe platformë të dedikuar për emigrantët që duan të rikthehen e të punojnë në Shqipëri.
• Ulim papunësinë e përgjithshme në 6% deri në 2030 dhe papunësinë e të rinjve nën 15%.
• Paga minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta.
• Paga mesatare kombëtare 1,000 € deri në 2030; në sektorin publik 1,200 €.
• Garancia Rinore ofron punë, trajnim ose arsim për mbi 40,000 të rinj brenda 4 muajve nga regjistrimi.
• Forcojmë barazinë në paga dhe politikat aktive për punësimin e grave. • Zgjerojmë modelin dual të arsimit profesional në partneritet me biznesin dhe certifikim ndërkombëtar të kualifikimeve.
• Deri në 2030, 1 në 3 nxënës ndjek arsimin profesional; shkollat profesionale kthehen në qendra multifunksionale me konvikte moderne dhe kurse afatshkurtra për profesione të kërkuara.
• Garantojme kushte të barabarta pune, trajtim dinjitoz, sistem social të qëndrueshëm dhe të besueshëm.
• Vijojmë me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për njohjen e pensioneve, duke siguruar kushte të barabarta pune dhe mbrojtje sociale të plotë për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
• Ndërtojmë programe të dedikuara për diasporën për rikthim të talenteve, transferim expertise dhe ndërmjetësim punësimi në sektorët prioritarë.

edi rama diella

Lini një Përgjigje