TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2025, 13:10

Pashalimani kthehet në resort, Rama i ofron NATO-s Porto Romanon

Shkruar nga Pamfleti
Pashalimani kthehet në resort, Rama i ofron NATO-s Porto Romanon
Mark Rutte dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka propozuar ndërtimin e një porti të ri ushtarak në Porto Romano, si pjesë e bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO-n për forcimin e sigurisë në rajon. Deklarata u bë gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte.

“Jemi shumë të interesuar të diskutojmë me ju për hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrim për ndërtimin e portit të ri ushtarak në Porto Romano,” tha Rama, duke shtuar se Shqipëria synon të përfitojë edhe nga programi “Safe” i Bashkimit Europian.

Kryeministri theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë kolektive dhe zhvillimeve që rrisin praninë e NATO-s në rajon.

Nga ana e tij, Mark Rutte vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Aleancë, duke theksuar se vendi këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve për mbrojtjen dhe se ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën.

“Shqipëria është një aleat i patundur. NATO mund të mbështetet te Shqipëria, po aq sa Shqipëria mund të mbështetet te NATO,” tha Rutte.

Më herët, qeveria kishte propozuar për NATO-n bazën e Pashalimanit, por tashmë vëmendja është zhvendosur te Porto Romano, ndërkohë që Pashalimani parashikohet të shndërrohet në një resort turistik për investitorë italianë. 

edi rama pashalimani kthehet në resort

Lini një Përgjigje