TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2025, 10:02

Kreu i NATO-s 'fik' Ramën në Bruksel: Ju jeni i gjatë, por Shqipëria s'është aleati ynë më i madh

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i NATO-s 'fik' Ramën në Bruksel: Ju jeni i gjatë,
Edi Rama dhe Mark Rutte

Me humor, Rutte shtoi: “Ju jeni i gjatë, megjithatë Shqipëria nuk është aleati më i madh i ynë për nga madhësia, por po bën shumë.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u takua me kryeminsitrin Edi Rama në Bruksel. 

Ne nje konference me Ramën, Rutte tha se Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s.

Me humor, Rutte shtoi: “Ju jeni i gjatë, megjithatë Shqipëria nuk është aleati më i madh i ynë për nga madhësia, por po bën shumë.”

Takimi u zhvillua në selinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe u fokusua te roli i Shqipërisë në NATO, mbështetja për Ukrainën, si dhe projektet e ardhshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Rutte vlerësoi kontributin e vendit tonë në Aleancë dhe theksoi se Shqipëria këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve për mbrojtjen

“Është një nder i madh të kem këtu mikun tim të ngushtë, Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Shqipëria është një aleat i fortë. Shqipëria këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve për mbrojtjen, që është një angazhim i madh.

“Është një nder i vërtetë që të kem mikun tim të ngushtë, Edi Ramën. Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s, Shqipëria do të arrijë 2% e shpenzimeve ushtarake që është një angazhim i madh. Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale, përfshi edhe përmes ndërmarrjeve të vetë shtetërore, cka është e rëndësishme sepse na duhet një bazë më e fortë në mbarë NATO-n.

Ju po ndihmoni shumë për Ukrainë. Po bëni shumë për Ukrainën. Po bëni shumë më tepër, përtej madhësisë tuaj. Në fakt ju jeni i gjatë, megjithatë Shqipëria nuk është aleati më i madh i ynë dhe Shqipëria po bën shumë. Dua të falënderoj që jeni një aleat i patundur.

Ju e dini që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria, dhe Shqipëria tek NATO”, u shpreh Rutte.

Takimi në Bruksel u mbyll me konfirmimin e dyanshëm se Shqipëria mbetet një partner i besueshëm i NATO-s, ndërsa Aleanca do të vazhdojë të jetë mbështetje e fortë për vendin tonë. Rutte ishte në Tiranë në muajin maj, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që mblodhi bashkë liderët evropianë.

edi rama mark rutte

Lini një Përgjigje