TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2025, 12:14

PS nuk funksionon pa regji, Niko Peleshi nis sulmin ndaj gazetarëve dhe mediave si kryetar Kuvendi

Shkruar nga Pamfleti
PS nuk funksionon pa regji, Niko Peleshi nis sulmin ndaj gazetarëve dhe
Niko Peleshi

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, në një postim në rrjetet sociale, ka ngritur shqetësimin se Partia Socialiste po planifikon kufizimin e gazetarëve dhe mediave në Kuvend.

Sipas AGSH, planet janë për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve në oborrin e Parlamentit.

Kjo thekson AGSH, u heq përfundimisht mundësinë gazetarëve për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, “të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre”.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bëri thirrje Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që të mos avancojnë me këto plane.

“Dëmtojnë rëndë lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar”, thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është informuar për një plan të mazhorancës socialiste në Kuvend për të kufizuar gazetarët dhe mediat.

Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht mundësinë gazetarëve për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre.

AGSH i bën thirrje Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe të gjithë aktorëve të përfshirë që të mos avancojnë me këto plane, të cilat dëmtojnë rëndë lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar.

AGSH i bën thirrje opozitës në Parlament që të përdorë të gjitha instrumentet për të mos lejuar një kufizim të tillë.

AGSH do të informojë menjëherë partnerët ndërkombëtarë për këtë përpjekje kufizuese të lirisë së medias.

AGSH i bën thirrje gjithashtu të gjitha redaksive mediatike që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të mos lejuar realizimin e këtij plani.

Oborri i Parlamentit dhe salla e tij janë “ishulli” i fundit që u ka mbetur mediave për të bërë pyetje dhe për të xhiruar pa regji.

niko peleshi nis reprezaljen ndaj mediave

Lini një Përgjigje