TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Gusht 2025, 14:20

Shpenzimet në fushatë/ Gjin Gjoni dhe Belind Këlliçi ‘pasanikët’ e PD-së, Elisa Spiropali lëvizte me makinën me qira të burrit

Shkruar nga Pamfleti
Shpenzimet në fushatë/ Gjin Gjoni dhe Belind Këlliçi
Shpenzimet në fushatë, Gjin Gjoni dhe Belind Këlliçi ‘pasanikët’ e PD-së

Gjin Gjoni në Lezhë dhe Belind Këlliçi në Tiranë janë dy kandidatët, tashmë fitues, të Partisë Demokratike që kanë shpenzuar më shumë para gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në raportet financiare të publikuar nga Report Tv, ish-gjyqtari Gjin Gjoni, tashmë deputet fitues i PD në Lezhë, rezulton të ketë shpenzuar më shumë në kampin opozitar. Ai ka shpenzuar 9500 euro dhe sponsorët kryesorë rezultojnë të afërm të familjes me 6500 euro, dhe disa kompani që i kanë dhuruar 3 mijë euro.

Shpenzimet në fushatë/ Gjin Gjoni dhe Belind Këlliçi

Analiza e të dhënave mes dy kampeve, tregon se në Partinë Socialiste paratë më të mëdha janë derdhur në qarkun Vlorë, aty ku në listën e hapur përballeshin figura të rëndësishme, të rrethuar nga biznese të fuqishme.

Kështu, me shpenzimet më të larta rezulton Vullnet Sinaj, me mbi 100 mijë euro. 19 mijë euro ka shpenzuar Ardit Bido, 17 mijë euro Vasil Llajo, 16 mijë euro Klevis Kaso, dhe 10 mijë euro Damian Gjiknuri, të gjithë garues në listën e hapur të Vlorës.

Ajo që bie në sy është se i dyti në skuadrën e Edi Ramës me më shumë financim është Olsi Komici, ish-komisioner i vettingut, që kandidoi e fitoi në Elbasan. Ai ka shpenzuar mbi 27 mijë euro, kryesisht para të tijat personale apo të familjes së tij.  

Kandidatët që garuan në listat e sigurta thuajse nuk shpenzuan asnjë para për fushatën e 11 majit, ndërsa ata që ishin në betejën në listën e brendshme, ose mblodhën fonde nga individë e biznese, ose paguan me lekët e xhepit shpenzimet.

Lini një Përgjigje