TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Gusht 2025, 13:53

Skemat piramidale online, Erion Braçe thirrje Policisë së Shtetit dhe SPAK: Nxitoni! Mijëra njerëz po grabiten!

Shkruar nga Pamfleti
Skemat piramidale online, Erion Braçe thirrje Policisë së
Deputeti socialist Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar reagimet në rrjetet e tij sociale ky denoncon dy kompani që po mashtrojnë qytetarët online, me investime në kriptovaluta, teksa bën thirrje për vigjilencë.

Dy kompanitë në fjalë, për të cilat ka reaguar edhe policia, Braçe shprehet se tani kanë ndërprerë daljen nga platforma, duke mos lejuar që të marrin pas paratë që kanë investuar.

Reagimi i plotë:

Xuexa ju nëninterpreton viktimat, duke ju bllokuar daljen nga platforma dhe tërheqjen e parave, kjo ndodhi që nga dje!

Të gjithë ata nga Divjakë e Lushnjë, që kanë tentuar të dalin dje dhe sot nga Xuexa, kanë hasur vështirësi për të dalë dhe për të tërhequr paratë.

Ata duhet të kalojnë nga muri i tyre në platformë, për të transferuar paratë në Binance dhe më pas për të vazhduar për të tërhequr cash në Kosovë! (Albin, di ndonjë gjë për këtë?)

Shenja e dytë më e qartë e piramidës është kjo!

A e mbani mend rrapushin manual? Tregojani fëmijëve që të bindën më në fund!

Për banorët e Divjakës e Lushnjës, të cilët janë zhytur në këtë piramidë online, kam tani këtë lutje:

Dje në mbrëmje, pasi u ndaluan të dilnin nga Xuexa, ata u njoftuan në Telegram për një grup të ri dhe një platformë të re, ku do të transferoheshin paratë e tyre!

Mooooos e hani edhe këtë gënjeshtër!

Boooooll, ju kanë gënjyer e grabitur! Boooooll!

Një thirrje kam për Policinë e Shtetit, Krimin Kibernetik, Krimin Ekonomik dhe Financiar, Prokurorinë e Fierit, Tiranës, dhe SPAK-un gjithashtu:

Nxitoni, nxitoni, njerëzit e Xuexa janë ende në Divjakë dhe Tiranë; veproni, sepse mijëra njerëz po grabiten!

 

‘piramidat’ online erion braçe

Lini një Përgjigje