
Demokrati Myslym Murrizi, ka reaguar lidhur me shkarkimin e zv/ministrit të Brendshëm, Andi Mahila nga Albana Koçiu, pasi u fotografua duke konsumuar duhan në një ambient të mbyllur, ku një veprim i tillë është i ndaluar me ligj.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Murrizi ironizon vendimin, duke deklaruar se një rast ‘duhanpirje i paligjshëm’, nxorri edhe emrin e personit që merrte rrogën si zv/ministër i Brendshëm që nga 2021-shi, pasi askush nuk e njihte.
Më tej, Murrizi vijon duke ironizuar më tej, ministren Koçiu, duke i thënë se nëse vazhdon me këtë standard nuk do të ketë më ministra, me përjashtim të atyre që konsumojnë të bardhë.
“Vigjilenca e syrit të popullit e hoqi qafe një “armik”. Falë ministre “Diellës” u shkarkua Mangall Mahila. Shyqyr që ishte duhanpirës, që e morëm vesh se prej 4 vitesh ky njeri paguhej nga taksat e Shqiptarëve si zv ministër i brendshëm.
Kush e ka ditur se Andi Mahila ka marë rrogën 4 vjet rresht, nga viti 2021, si zv/ministër i brendshëm fiton një paket cigare puro. Bravo ministresh Albana që e kape këtë “rrufjan” zv ministër në “ flagrancë”. Ehhh po të jetë ky perkushtim do na ngelet qeveria pa ministra e zv/ministra por shyqyr që shumica nuk pinë cigare por koncentratë të bardhë”, shkruan Murrizi.
"Të rreptë bijtë e shqipes"!