
Zv.ministrin ‘e mori në qafë’ cigarja që po konsumonte brenda një ambienti të mbyllur.
Një ndër vendimet e para të Albana Koçiut pak ditë pas betimit ka qenë shkarkimi nga detyra zv.ministrin Andi Mahila.
Zv.ministrin ‘e mori në qafë’ cigarja që po konsumonte brenda një ambienti të mbyllur.
Koçiu reagoi me anë të një postimi në Facebook, duke shkruar:
“Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit.
Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në Neë York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv. ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.
Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra.
Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.
I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.”
Lini një Përgjigje