TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 21:14

"Shkarkimi i Xhaçkës dhe Krifcës priteshin", Baçi: Ndryshimet në qeveri të imponuara nga dosjet e korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti

"Shkarkimi i Xhaçkës dhe Krifcës priteshin",

Deputeti demokrat Luan Baçi ka komentuar ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se shkarkimi i Olta Xhaçës dhe Frida Krifcës nuk ishin surprizë pasi priteshin.

“Largimet e Olta Xhaçkës dhe Frida Krifcës janë vendime që priteshin. Madje unë nuk e kuptoj se pse ato nuk u larguan me kohë vetë. Pasi Xhaçka është e kallëzuar penalisht si përfituese e skemës me investitorët stratehgjikë të miratuar nga qeveria, ku përfitues është bashkëshorti i saj.

Ndërsa Krifca nuk është e akuzuar vetëm për abuzimet me fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë. Por ajo është paditur jo pak herë nga opozita për favorizimin me skemat e subvencionimit të fermerëve. Pra nuk është çudi që të gjithë ministrat e larguar sot të ishin larguar me kohë”, tha Baçi i ftuar në Oranews.

Ndërkaq deputeti i PD analizoi dhe situatën në kampin opozitar, veçanërisht në përçarjen e Partisë Demokratike.

"Ajo u demonstrua edhe në Kuvendin Kombëtar që thirri Lulzim Basha. Me vendimet e tij Basha demonstroi se është një autokrat. Shumë shpejt do të braktiset edhe nga deputetët e tjerë që i kanë mbetur. Është një njeri i paqëndrueshëm dhe i pabesueshëm”, u shpreh Luan Baçi.

Po ashtu, lidhur me afrimin pranë grupimit të Rithemelimit të grupimit të deputetëqve të kryesuar nga Gazment Bardhi, Baçi theksoi se ky akt duhej të ishte bërë me kohë.

"Nesër do takohen aleatët dhe do ketë një ribashkim të të gjithë demokratëve. Po ashtu do jenë dhe të gjithë aleatët e Partisë Demokratike, dhe do jetë një takim që do të vulosë përfundmisht kampin opozitar, ku Lulzim Bashës do t’i vijë turp se si sillet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama”, u shpreh deputeti Luan Baçi.

baci shkarkim xhacka krifca korrupsion dosje

Lini një Përgjigje