
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës.
Ditën e sotme qeveria e kryeministrit Edi Rama do të merrte votëbesimin e Kuvendit për planin qeverisës si dhe për ministrat e zgjedhur të kabinetit, ndërsa salla e Kuvendit u kthye në një kaos total. Seanca kaloi në votim të menjëhershëm pas 25 minutash dhe u mbyll.
Ndërkohë të pranishëm në elozhet e Kuvendit kanë qenë dhe ambasadorë të huaj, përfshirë këtu ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.
Gabriel Cremades Ventura në kohën kur deputetët e opozitës ishin çuar duke hedhur libra të rregullores e shishe uji drejt Ramës dhe ministrave, shihet duke vënë duart në kokë.

Lini një Përgjigje