TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 12:07

"Seanca zgjati sa hiri i një cigareje", ironizon Strazimiri: Për çfarë u lëndua 'Diella'?

Shkruar nga Pamfleti

"Seanca zgjati sa hiri i një cigareje", ironizon Strazimiri:

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar me ironi pas ndërprerjes së seancës parlamentare.

Sipas tij, do të duhej të ishte seanca më e rëndësishme e legjislaturës, ajo ku qeveria kërkon votëbesimin nga Kuvendi.

Strazimiri shkruan në rrjetet sociale, se seanca zgjati “sa hiri i një cigare të sapondezur”, ndërsa sulmoi ashpër mënyrën sesi u ndërpre diskutimi pas një deklarate emocionale nga ‘Diella’.

“Seanca më e rëndësishme parlamentare e legjislaturës, ajo në të cilën qeveria supozohej të bindë përfaqësuesit e popullit që t'i japin votëbesimin, zgjati ekzaktësisht sa hiri në këtë cigare të sapondezur.

Ndodhi në prezencën e ndritshme të përfaqësuesve të ndritshëm të botës së lirë, të atyre që presim të na vlerësojnë nivelin e funksionimit të institucioneve demokratike, meqë jemi edhe gati për të hyrë në BE.

Arsyeja ishte se, pa nisur ende seanca, pa folur ende asnjë deputet, "Diella" njoftoi se "ndjehej e lënduar" nga ... opozita...(?!)

Mezi po pres reagimin e të ndritçmit trup diplomatik të akredituar në Tiranë në lidhje me atë ç'ka ndodhi!

 Në ç'formë duhet t'i kërkojë ndjesë opozita "Diellës", që të meritojë të quhet opozitë "konstruktive", "bashkëpunuese", "integruese", e ç'është më e rëndësishmja, që ndjesa të quhet vërtetë e ndjerë...?!”, tha Strazimiri.

Lini një Përgjigje