Ashtu siç nuk ishte parashikuar, seanca e sotme, 18 shtator, zgjati vetëm 26 minuta aspak të qeta.
Kryeministri Edi Rama nuk e mbajti të plotë fjalën e tij mbi programin e qeverisjes, ndërsa përbërja e Këshillit të Ministrave u votua teksa në sallë me 82 vota pro, teksa opozita kishte shpërthyer në akuza dhe madje duke hedhur objekte në drejtim të kundërshtarëve politikë.
Kjo, për shkak se deputetët e opozitës u revoltuan kur kryeministri Rama ia dha fjalën në Kuvend, “Diellës”.
Kaq u desh, që ata të bënin gjeste të ndryshme, nga goditja e tavolinave, tek hedhja e rregullores apo dhe tentativat për të shkulur televizorët, me qëllim që mos të dëgjonin “Diellën”.
Në një moment, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjuajti rregulloren dhe librin e Kushtetutës në drejtim të kryeministrit Rama.
“Lëre mo lëre”, dëgjohet t’i thotë Rama punonjësve të Gardës.
Teksa Kuvendi u kthye në arenë përplasjesh, duke na rikujtuar seancat e legjislaturës së shkuar, zyrtarët amerikanë të pranishëm u habitën.






Lini një Përgjigje