TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 11:56

Tensionet në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore ndaj deputetëve të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore ndaj deputetëve

Socialistët nuk kanë pritur gjatë nga momenti kur u mbyll seanca në Kuvendin e Shqipërisë, pas tensioneve të krijuara në sallë, ku qartazi Kryeministri Edi Rama provokoi deputetët e opozitës, të cilët duket se ranë në kurthin e tij.

Seanca ku do të paraqitej programi i Qeverisë dhe do të vijonte me debate, u mbyll në më pak se 25 minuta, me preteksin se opozita shkeli Rregulloren e Kuvendit dhe nuk la Kryeministrin të fliste.

Opozita pretendoi se mazhoranca po shkelte Kushtetutën dhe në drejtim të vendeve ku qëndrojnë Kryeministri dhe ministrat hodhi broshura të librit të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Ky ishte momenti kur Kryeparlamentari Niko Peleshi kaloi për votim programin e Qeverisë dhe përbërjen e saj, që me mes kaosit siguruan 82 vota.

Lidhur me atë që ndodhi në sallën e Kuvendit, ligjvënësit socialist nuk kanë humbur kohë, por kanë përpiluar kërkesën përmes së cilës synojnë në ndëshkojnë deputetët demokratë.

Në listën e socialistëve përfshihen disa deputetë demokratë mes të cilëve edhe Gazment Bardhi, Klevis Balliu, Sajmir Korreshi.

Lini një Përgjigje