TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2025, 12:12

Seanca paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, GJKKO cakton datën e shqyrtimit të dosjes

Shkruar nga Pamfleti

Seanca paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, GJKKO cakton

GJKKO ka caktuar seancën e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Mësohet se seanca do të mbahet në 25 shtator në orën 11:00.

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për kalimin ose jo për gjykim të dosjes ndaj Metës dhe personave të tjerë të marrë të pandehur, e cila do të vendosë nëse do e kalojë çështjen për gjykim, apo do ja kthejë SPAK-ut për plotësim hetimesh.

SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon, Ema Çokun dhe Fatime Kryemadhin, lidhur me lobimin në SHBA dhe aferën ‘CEZ-DIA’.

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet ndaj Ilir Metës dhe Kryemadhit për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë dhe e dërgoi dosjen në gjykatë për t’iu nënshtruar vlerësimit në seancë paraprake. 

Po ashtu, janë dërguar për gjykim si të bashkëpandehur dhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, një finacuese e LSI-së. Dosja ka të bëjë me çështjen CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Sipas SPAK, Meta akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Nëna e Kryemadhit dhe e pandehura Ema Çoku akuzohen për pastrim parash, ndërsa Xhixho për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim.

SPAK sqaron se procedimi ndaj Metës dhe të pandehurve të tjerë ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.

Ilir Meta ndodhet në burg prej tetorit të vitit të kaluar,, teksa ai dhe të pandehurit e tjerë i kanë kundërshtuar publikisht akuzat e ngritura si të montuara politikisht.

Lini një Përgjigje