TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2024, 07:54

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për ministrat e rinj, Bardhi mesazh deputetëve të opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për ministrat e rinj, Bardhi
Bardhi dhe Rama

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme ndryshime të papritura në qeveri gjatë mbledhjes së Kongresit Kombëtar të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, më pas kryeministri pati një takim në Presidencë me presidentin Bajram Begaj, i cili pritet të dekretojë ndryshimet.

Kreu i grupit parlamentar demokrat ka njoftuar deputetët se nesër pritet të ketë seancë urgjente për ndryshimet në qeveri, teksa thotë se Begaj i ka bërë dekretimet me urgjencë.

“Kolegë,

Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministarve të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.

Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emrimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me email.

bardhi

Lini një Përgjigje