TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2024, 21:46

Ikja e Lindita Nikollës nga posti i kryetares së Kuvendit, Berisha zbulon prapaskenat!

Shkruar nga Pamfleti

Ikja e Lindita Nikollës nga posti i kryetares së Kuvendit, Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës ku po vuan masën e “arrestit shtëpiak”, foli edhe për largimin e Lindita Nikollës dhe Ermonela Felajt nga drejtimi i parlamentit.

Sipas Berishës, pas dorëheqjes së Nikollës fshihen arsye të tjera dhe ajo ato shëndetësore. Berisha deklaroi se Lindita dhe Ermonela u flakën vetëm për shkak të debateve të forta të opozitës kundër Edi Ramës dhe Olsi Ramës.

“Ishte kongresi i kurorëzimit të korrupsionit, i legjitimit të korrupsionit. Tani dy fjalë për ndryshimet, sepse lexoj interpretime të ndryshme, por unë do të ju them ju të vërtetën.

Linda e parlamentit dhe Ermonela u flakën vetëm për shkak të debateve të forta të opozitës kundër Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Kjo është e vërteta. Sepse ato ndonëse fanatike të verbërta të Edi Ramës, sigurisht nuk arrinin dot të dominonin dot zërin e vërtetë të opozitës në parlament dhe u flakën si limon i shtrydhur”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje