
Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ndryshimet e bëra në qeveri nga Rama, i ka qujtuar tentativë për të konsoliduar pushtetin e tij brenda mazhorancës.
Basha shtoi Rama po e mbush Parlamentin me anonimë të cilët nuk i rrezikojnë pushtetin, teksa theksoi se problemi kryesor i kësaj qeverisje mbetet Rama.
"Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë. Të tjerat janë metastaza, që sado t’i shkulësh nuk e shëron të keqen që ka mbërthyer vendin. Tani që mbylli pazarin me Sali Berishën, do e mbushë qeverinë dhe Parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do ta mbrojnë nga drejtësia. Gjithçka për karrigen dhe pushtetin e tij në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Basha në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje