TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2024, 17:50

"Ndryshimet në qeveri, ekskluzivitet i kryeministrit", Blendi Klosi: Nesër kemi mbledhje të grupit parlamentar

Shkruar nga Pamfleti

"Ndryshimet në qeveri, ekskluzivitet i kryeministrit", Blendi

Pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste në ambjentet e Kuvendit, foli për mediat sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.

Ai u përgjigj interesit të gazetarëve, ku ndër të tjera tha se ndryshimet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit, ndërsa nesër grupi parlamentar i PS-së do të mbajë mbledhjen e rradhës ku do diskutohen ndryshimet e reja në përbërje.

"Jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë drejtuesve politik. Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës. Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit kemi një mbledhje të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet", tha Klosi.

grup parlamentar ndryshime ne qeveri kryeministri

Lini një Përgjigje