
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë.
Salianji u shpreh se është në kufijtë e skandalit që kryeministri e mbajti të fshehtë edhe pasi e kishte firmosur marrëveshjen për emigrantët.
"Ajo që bën përshtypje dhe është në kufijtë e skandalit është që kryeministri e mban në mënyrë të fshehtë edhe pasi e ka firmosur marrëveshjen, pra ka dalë vetëm pak orë përpara lërë më të diskutonë përpara me institucionet për një marrëveshje e cila ka pasoja për Shqipërinë.
Për shtetin italian ka përfitime. Në Shqipëri diskutohet se Rama ka anashkaluar institucionet. Nuk e ka merak që ta hajë turpin me bukë", tha ndër të tjera Salianji në “Ora News”.
Lini një Përgjigje