TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2023, 21:39

Marrëveshja për refugjatët, Bumçi: Duhej diskutim, do të sjellë pasoja për shoqërinë shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja për refugjatët, Bumçi: Duhej diskutim, do

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi ka folur në lidhje me nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në strehimin e emigrantëve të paligjshëm në Shëngjin.

Në një intervistë për emisionin “Debat”, në “A2CNN”, Bumçi shtoi se kjo është një marrëveshje unike, shumë e veçantë, e pazbatuar në asnjë vend tjetër dhe si e tillë duhet të kishte një diskutim të gjerë për të bërë transparencë dhe për të arritur në një konsensus.

Ai deklaroi më tej se, kjo sjell pasoja për vendin, për shoqërinë shqiptare, për sigurinë, për ndikimin që do të ketë në komunitetin ku do të vendosen.

Kjo është një marrëveshje unike, shumë e veçantë, e pazbatuar në asnjë vend tjetër dhe si e tillë duhet të kishte një diskutim të gjerë për të bërë transparencë dhe për të arritur në një konsensus. Cilat janë pasojat për Shqipërinë nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje? Kemi të bëjmë me një popullsi që është sa popullsia e Bashkisë së Lezhës. Si mund të kalojë pa asnjë diskutim një marrëveshje e tillë, e cila bëhet për herë të parë në Bashkimin Evropian? Kjo sjell pasoja për vendin, për shoqërinë shqiptare, për sigurinë, për ndikimin që do të ketë në komunitetin ku do të vendosen. Mënyra se si sillet kryeministri sikur është një kontratë private e tij, ky nuk është një lajm i mirë. Ky nuk është çifligu i zotit Rama, kjo është Republika e Shqipërisë”, tha Bumçi.

bumçi refugjatët

Lini një Përgjigje