TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2024, 15:38

Salianji në burg, PD i nis dosjen kancelarive dhe mediave prestigjoze: Dënimi i deputetit për motive politike!

Shkruar nga Pamfleti

Salianji në burg, PD i nis dosjen kancelarive dhe mediave prestigjoze:

Pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit për deputetin Ervin Salianji, Partia Demokratike ka nisur dosjen e plotë shpjeguese në kancelaritë dhe mediat kryesore të botës.

PD hedh akuza se dënimi i Salianjit nga Apeli dy ditë më parë, ka motive politike.

Partia Demokratike i ka dërguar dosjen e Salianjit Kongresit të SHBA dhe prestigjiozes “New York Times”, por edhe zyrave të tjera të kancelarive perëndimore.

Në 15 pika shpjegohet shkurtimisht saga e denoncimeve të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi vendimin e formës së prerë të Gjykatës Italiane, i cila kishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron (Geron) Xhafaj.

Në dosje është pasqyruar fakti se pas këtyre denoncimeve, Agron (Geron) Xhafaj shkoi në burg në Romë, Itali, ndërsa vëllai i tij, Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen nga detyra.

Salianji në burg, PD i nis dosjen kancelarive dhe mediave prestigjoze:

Ndër të tjera, në dosje sqarohet se “vendimi politik për burgosjen e opozitarit Ervin Salianji u bë nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala dhe Iliba Bezati”.

“Genti Shala është ish-përfaqësues politik i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë, ku dihen lidhjet e forta të Fatmir Xhafajt”, thuhet në dosje.

Salianji në burg, PD i nis dosjen kancelarive dhe mediave prestigjoze:

Lini një Përgjigje