TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2024, 15:37

Protesta e 6 tetorit dhe reagimi në Kuvend, PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e 6 tetorit dhe reagimi në Kuvend, PD mbledh nesër

Partia Demokratike do të detajojë nesër planin final të reagimit pas futjes në qeli të Ervin Salianjit. Mësohet se nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar, ku do të caktohet ora dhe mënyra e organizimit të protestës së 6 tetorit. Po ashtu do të diskutohet dhe mbi mënyrën e reagimit në Kuvend.

Në mbledhjen e Kryesisë u fol për disa metoda të mosbindjes civile, nga bllokimi i rrugëve te bllokimi i porteve dhe aeroportit. Fillimisht u vendos të mbahet tubimi para Kryeministrisë më 6 tetor, ndërsa po ashtu do të fillojë avazi në Kuvend, pasi opozita nuk do të lejojë seanca normale.

Ndërkohë sot PD ja u ka nisur kancelarive ndërkombëtare dosjen “Salianji”, duke pretenduar për dënimi politik.

Lini një Përgjigje