TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2024, 18:45

Sali Berisha "lë thatë" besnikët: Partinë po ja lë Argitës për të shpëtuar fëmijët nga burgu!

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha "lë thatë" besnikët: Partinë po ja
Berisha dhe Argita në prapaskenë

Me gjasë grupin e Rithemelimit në zgjedhje mund ta drejtojë Argita Berisha. Kjo e fundit po del përditë në media dhe po bëhet protagonistë duke lëshuar mesazhe të qarta se PD është pronë familjare dhe askush tjetër nuk e merr dot kreun...

Sali Berisha duket se i ka lënë thatë të gjithë ata që ishin mprehur se do të merrnin kreun e PD.

Pasi Basha e përjashtoi, krah tij dolën afro 15 deputetë, por më pas shumë të tjerë dredhuan dhe i shkuan pas, me në krye Gazment Bardhin. Kishte shumë të tjerë që çfarë nuk thanë për Berishën, por kur erdhi puna ulën kokën dhe dilnin deklaronin se ai ka shumicën e mbështetësve.

Por duket se po del fjala e Myslim Murrizit. Ai ishte i pari që deklaronte se të gjithë atë që i shkojnë pas Berishës po shohin interesin e tyre dhe interesi për disa është të sigurojnë një mandat të ri deputetit. Teksa ka dhe nga ata që synojnë të marrin kreun e partisë dhe pse jo të kandidojnë për kryeministër. 

Por Berisha si “ujk i vjetër” i la që të vraponin si kali në lëmë dhe duket se ka bërë gati lëvizjen e tij pas 20 qershorit. Në këtë datë ai rrezikon të humbasë mandatin e deputetit. Po ashtu me gjasë do të bllokohet dhe kandidimi i tij vitin që vjen.

Por në skenë ka dalë Argita Berisha. Ajo u promovua nga Sali Berisha që muaj më parë, por tani ajo po e thotë hapur se do marrë frerët e PD. Argita e ka theksuar disa herë se për sa kohë aty është Berisha ajo nuk garon, por në momentin që ai ikën do futet në lojë. Sot ajo e deklaroi hapur.

"Nuk ka pasur ndryshimi në atë çfarë kam thënë më parë. Shpresoj që situata në vend të bjerë në hullitë e ligjshmërisë dhe proceset të ndjekin rrugën e tyre ligjore. Do të qëndroj nëse mendoj se është një padrejtësi ndaj të cilës duhet qëndruar. Aktualisht po qëndroj në këtë formë, por më vonë mund të qëndroj duke marrë vendime të tjera drejt politikës", tha ajo në një takim me gazetarët.

Sali Berisha "lë thatë" besnikët: Partinë po ja
Argita sot, me asistente me vete

Pra, me gjasë grupin e Rithemelimit në zgjedhje mund ta drejtojë Argita Berisha. Kjo e fundit po del përditë në media dhe po bëhet protagonistë duke lëshuar mesazhe të qarta se PD është pronë familjare dhe askush tjetër nuk e merr dot kreun.

Me pak fjalë Berisha do tentojë deri në fund ta përdorë partinë si mburojë me shpresën se do shpëtojë fëmijët dhe veten nga burgu. Për sa kohë mban kreun e partisë përmes vajzës, presioni mbi drejtësinë do vijojë. Edhe pse pak gjasa ka që SPAK të zbrapset, Berisha shpreson se do jetë më e sigurt për sa kohë ka dorë te ajo parti. 

Por kjo lëvizje e Berishës duket se ka kthyer edhe një herë PD-në atje ku ishte. U bënë javë që Gazmet Bardhi nuk e mbledh më grupin e PD bashkë me ata të Berishës. Nuk flitet më për bashkim dhe aksion opozitar të përbashkët.

Madje ndasitë janë thelluar. Vetë Dashor Sula, Saimir Korreshi, etj, e kanë pranuar se opozita nuk është aty ku duhet, teksa zgjedhjet po vijnë. Disa deputetë vijojnë takimet në bazë, por një pjesë nuk duken askund. Po ashtu kemi shumë emra që janë kundër futjes së Argitës në PD, por ka dhe nga ata që janë pro.

Dashnor Sula pak ditë më parë e tha hapur se ajo nuk mund të kërkojë të marrë kreun e PD. Mirëpo Flamur Noka i ka hapur dje derën. “Argita Malltezi është në partinë e vet. Është kontributore e partisë ku ajo është e anëtarësuar dhe bën pjesë. Argita ka pasur kërkesën time për t’u angazhuar në politikën aktive. Jam i vetmi politikan që i kam kërkuar që të angazhohet, por vazhdimisht ka refuzuar”, tha ai.

Pra gjërat janë shumë të qarta, Berisha i mblodhi pas vetes Bardhin me shokë dhe i shfrytëzoi për të konsoliduar grupin dhe për të përdorur partinë si mburoj për familjen e tij. /Pamfleti

Lini një Përgjigje