
Ish-deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në qarkun e Beratit Lefter Maliqi ka shpërthyer në deklarata të forta kundër qeverisë “Rama”, ndërsa theksoi se çdo gjë në këtë vend është kriminalizuar.
“Rama shet familjarët e tij për pushtet, jo më Dumanin dhe të gjitha këto janë skenare të Ramës për të mbajtur me forcë pushtetin. Dhe jo më kot ka nisur lufën e brendshme edhe në Partinë Socialiste me Bashkinë e Tiranës. Por të dy janë miq të Sorosit dhe përplasja nuk është e lehtë dhe besoj se do dalë zbuluar i gjithë krimi i organizuar në Shqipëri”, shprehet Maliqi.
Më tej Maliqi thekson se kjo qeveri ka përdorur SPAK-un dhe opozitën, ndërsa e cilëson si një situatë alarmante.
“Këtu është bërë nami me paratë e shqiptarëve, mullari është ngritur. Koka e krimit në Shqipëri është në Surrel, ndaj çfarë po bën SPAK-u?! Ai korrupton McGonigalni, ambasadorë e politikanë të huaj vetëm e vetëm për të goditur opozitën. Këtu zë skandali skandalin dhe ai bën vetëm aktrim. Situata është alarmante, sepse përdori SPAK-un, përdori një pjesë të opozitës dhe i lumtë ndaj bën kështu. Dhe unë e kam thënë dhe e them se si prind nuk dua që fëmijët e mi të përfundojnë jashtë vendit, dhe ne po e shikojmë se si vendi po degradon dhe po fut ujë nga të gjitha anët dhe vetë ai tallet me shqiptarët duke shpopulluar vendin dhe duke shitur tokat e shqiptarëve tek të huajt”, tha Maliqi për Ora News.
Maliqi tha gjithashtu se vendi ka marrë tatëpjetën, për sa kohë, sipas tij, grupet kriminale drejtohen nga politikanët e lidhur me qeverinë.
“Sigurinë në vend ka një strukturë që e vendos atë, që është Policia e Shtetit, e cila nuk gëzon mbështetjen e publikut. Këtu çdo gjë ka marrë tatëpjetën, janë grupe të tëra kriminelësh që drejtohen nga politikanët e lidhur me Qeverinë dhe përplasjet janë të vazhdueshme. Sepse kanë bërë tendera me pagesë, vrasje me pagesë, e shikoni ku ka arritur Shqipëria, për 10 mijë euro vritet njeriu si pa gjë të keq. Kemi vrasje masive ku grupet rivale eliminojnë njëri-tjetrin.Nëse në vjeshtë nuk ka përballje pa kompromis me pushtetin ky nuk ikën nga qeveria, sepse nuk ikën me vota ky njeri dhe e vetmja rrugë është revolucioni”, tha Maliqi
Maliqi nuk u kursye ndërsa tha se e kanë degjeneruar vendin. Ai shtoi se duhet vetëm përballje pa kompromis.
“Ndaj e gjithë opozita dhe policia duhet të bëhen bashkë kundër këtyre kriminelëve. Pasi drejtorët e policisë janë të gjithë të inkriminuar, e patë Oltion Bistrin, 3 milionë euro iu kapën nga SPAK-u. E kanë degjeneruar këtë vend në këto 11 vite që janë në pushtet, ndaj duhet vetëm përballje pa kompromis me këta kriminelë”, deklaroi ndër të tjera, Lefter Maliqi.
Lini një Përgjigje