TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2023, 19:21

Rritja e pagave, Milaim Zeka përplaset me Ervin Bushatin: Deputetët në Shqipëri jetojnë si mbretër

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e pagave, Milaim Zeka përplaset me Ervin Bushatin: Deputetët

Ish deputeti Ervin Bushati dhe gazetari Milaim Zeka janë “përplasur” në lidhje me vendimin e rritjes së pagave të zyrtarëve të lartë dhe deputetëve.

Zeka është shprehur se deputetët e Shqipërisë krahasuar me të Kosovës, janë si mbretër.

Ervin Bushati: E dini ju që politikanët tanë paguhen më pak se në Kosovë?

Milaim Zeka: E dini që privilegjet që kanë deputetët e Shqipërisë, nuk i kanë të Kosovës? Këta janë si mbretër. Deputeti i Shqipërisë në krahasim me të Kosovës jeton si mbret. Ne s’kemi as makina, as shoferë.

Ervin Bushati: Dhe ne s’kemi, as makinë, as shofer, as sekretar, as zyrë.

zeka bushati

Lini një Përgjigje