
Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë gjerë e gjatë sa i takon sulmeve dhe akuzave të Berishës. Ish-kryeministri e ka anatemuar dhe akuzuar vazhdimisht, por Basha vendoi të mos fliste, vetëm, në raste shumë të rralla.
Sot ai pati një takim me të rinjtë, duke dhënë sinjale se ndoshta do të tentojë rikthimin në PD. Ndërkohë ai sot ju përgjigj fort Berishës.
“Nuk kam heshtur se nuk kisha çfarë të thoja, për sulmet apo për personin në fjalë. Por kam zgjedhur të hesht i vetëdijshëm për plagët që shkaktonte çdo sulm i tij tek demokratët. Çfarëdo të thoja, vetëm do i thellonte këto plagë sepse në fund të fundit nuk kanë buruar vetëm nga ai, kanë qenë sulme që për vite me rradhë janë bërë nga Edi Rama”, tha ish kryedemokrati.
Më tej ai e bëri të qartë se PD të ardhmen e saj e ka në krah të Perëndimit dhe SHBA. “E vetmja mënyrë kundër korrupsioni është në aleancë me Perëndimin dhe provën e keni të freskët. Nuk është vetëm mungesën e alternativës që spikati në fushatë. Është bërë traditë nga pushteti që të lërë perceptim se nuk ka një ofertë. Por e njëjta gjë ndodhi dhe në krahun e opozitës”, tha ai.
Lini një Përgjigje