TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2023, 17:12

Rikthehet Lulzim Basha/ Ish-kreu i PD takon të rinjtë dhe nis goditjet ndaj Berishës: Në 14 maj nuk pati alternativë

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet Lulzim Basha/ Ish-kreu i PD takon të rinjtë dhe nis goditjet

Lulzim Basha ka dhënë sot sinjalin e qartë se është rikthyer në politikën aktive dhe ndoshta shumë shpejt do të tentojë të rimarrë kreun e PD.

Pas më shumë se një viti nga dorëheqja, ish-kreu i PD sot ka folur për herë të parë mbi zhvillimet politike dhe veçanërisht në PD. Ai ka mbajtur një takim me një grup të rinjsh të FRPD, ku foli për zgjedhjet e 14 majit. Basha u shpreh se më 14 maj pati një braktisje nga votuesit e rinj dhe kjo sepse nuk kishte alternativë. Pra duket se ai i ka dhënë goditje Berishës. Basha u shpreh se nuk kishte ofertë në fushatë.

Politikanët janë mësuar që mospjesëmarrjen në zgjedhje ta kërkojnë tek populli, se rinia nuk është më aq aktive. Përvoja ime më thotë ndryshe. Për 33 vite, që njerëzit thirren nga politika për hallet e veta, jo të tyre. Vjen një moment kur njerëzit thonë: Mjaft! Të parët që kanë folur me heshtje janë të rinjtë.

Bojkoti nuk është indiferencë, është mesazh, ku baza është që nuk e shohin veten tek ofertat, nëse ka të tilla.

Me sa ndoqa fushatën, që e ndoqa si njëri nga ju, vetëm ofertë nuk kishte. Kishte vetëm gjuhë agresive, tallava dhe tallje por jo ofertë. Politika u kthye në një Big Brother, në një shfaqje. Por qëllimi i shfaqjes është të zbavisë. Politika është instrumenti i vetëm i zhvillimit, a mund kthehet në tallava?

14 maji data e skadencës së sistemit politik në Shqipëri të krijuar me ndryshimet kushtetuese të 2008”, tha ai.

Javët e fundit ka pasur zëra se Basha do të rikthehet në krye të PD. Largimi i Alibeajt shihet si një manovër për t’i hapur rrugën Bashës. Ky i fundit i ka paraprirë kësaj situate. Një prej të rinjve e cilësoi si ende kryetar i PD-së, po Basha u kujdes të theksonte se nuk është më i tillë.

Unë kam dhënë dorëheqjen, t’i lëmë formalitetet. Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, pra këtu të flasim sa më të relaksuar, ju falënderoj për çdo mbështetje, dua që diskutimi të jetë i relaksuar për rininë, do kemi kohë dhe për të tjerat”, tha Basha.

Pavarësisht lojërave me fjalët, Basha ka dalë me propozime konkrete sa i takon situatës politike, duke e treguar hapur se ai është rikthyer në politikën aktive. Basha ka kërkuar që të futet një sistem zgjedhor me lista të hapura.

Lista të hapura anembanë vendit. E di se disa e kanë të lehtë që ta caktojë kryetari sesa të dalin dhe të japin llogari. Nuk ka rrugë tjetër për të bërë të mundur që qytetari të dëgjohet, përveç listave të hapura", tha ai.

Më tej ai e bëri të qartë se PD të ardhmen e saj e ka në krah të Perëndimit dhe SHBA. “E vetmja mënyrë kundër korrupsioni është në aleancë me Perëndimin dhe provën e keni të freskët. Nuk është vetëm mungesën e alternativës që spikati në fushatë. Është bërë traditë nga pushteti që të lërë perceptim se nuk ka një ofertë. Por e njëjta gjë ndodhi dhe në krahun e opozitës”, tha ai.

basha pd berisha

Lini një Përgjigje