TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2023, 17:31

“Berisha non grata, populli nuk e do më”, Fatos Klosi: SHBA e dënoi, tani duhet të veprojë drejtësia shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
“Berisha non grata, populli nuk e do më”, Fatos Klosi: SHBA e
Fatos Klosi

Ish kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi deklaroi se zgjedhjet e 14 majit treguan se fuqia e Sali Berishës ka rënë dhe se populli nuk e beson më.

Në një intervistë për ABC News, Klosi është ndalur te shpallja non grata e Berishës, ku theksoi se SHBA e dënoi ish-kryeministrin ndërsa tani duhet të ‘flasë’ drejtësia shqiptare.

“Këtë e treguan edhe zgjedhjet e fundit. Humbi Berisha. Populli nuk i beson më. Është akoma i fuqishëm në PD sepse ka akoma militantë. Por nuk mjaftojnë këto vota për të qenë i rëndësishëm. Ajo pjesë e elektoratit që quhet gri që nuk janë militantë as të njërës dhe as tjetrës janë larguar nga Berisha.

Kjo deklaratë e CIA-s do të bëjë punën e vet. Ai i ka hapur luftë Amerikës. Ka bërë disa deklarata të paarsyeshme për të shpëtuar figurën e tij. Amerikanët nuk do të rrinë në heshtje. Amerikanët e kanë dënuar. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Kanë një përgjegjësi. Nëse SHBA, një aleat kaq i rëndësishëm bën një deklaratë kaq të rëndësishme është detyrë e qeverisë dhe sistemit të drejtësisë për të dhënë një opinion të vetin.”, tha Klosi.

berisha fatos klosi shba non grata

Lini një Përgjigje