TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2025, 14:04

Rinumërimi i votave në Tiranë, Shehaj akuza KAS; çfarë paralajmëron kreu i ‘Mundësia’?

Shkruar nga Pamfleti

Rinumërimi i votave në Tiranë, Shehaj akuza KAS;

Prej disa orësh nga numërues të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për Qarkun e Tiranës, atje ku PS ka marrë 19 mandate, demokratët e Sali Berishës nga zgjedhjet e 11 majit morën 13 mandate, Mundësia e Agron Shehaj dy mandate, ndërsa PSD, Bashkë Fitojmë dhe ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ nga 1 mandat.

Lidhur me rinumërimin ka reaguar Agron Shehaj, sipas të cilit, diferencat e votave janë shumë të papërfillshme.

Shehaj akuzoi KAS se merr vendime në favor të partive të mëdha dhe se u janë shtuar votat.

“Procesi sapo ka filluar, kanë gjetur diferenca shumë të vogla. Ne po monitorojmë votat tona, votat e partisë që pretendon të marrë vendin tonë.

Ne e kemi bërë një kontroll paraprak, kemi kontrolluar filmimet e numërimit të parë që është bërë i cili ka dhe më shumë vlerë në fakt. Ne presim që mos të ketë asnjë ndryshim. Nuk besoj se do ketë ndryshim. Janë numëruar pothuajse 25 kuti.

Votat e Partisë “Mundësia“ janë identike. I janë shtuar 4 vota Partisë Demokratike nga këto 25 kuti. Janë shtuar sepse KAS ka rivlerësuar vota që ishin quajtur të pavlefshme. Të gjitha votat e pavlefshme që i janë shtuar PS-së dhe PD-së, janë vota të cilat kanë një problem, dhe tani KAS merr vendim dhe thotë se nuk është problem, janë vota të vlefshme. KAS po vendos ti shtojë vota PS-së dhe PD-së.

Të gjitha votat çohen për rivlerësim tek KAS nga numëruesit dhe vendimet e KAS janë në favor të PS-dhe PD-së, është fakt.

Nëse cënohet rezultati, ne jemi këtu, kemi vëzhgues dhe po kujdesemi që votat e partisë “Mundësia“ të mos preken, dhe votat për partitë e tjera të mos shtohen.

Nëse ka tentativa për të rrëmbyer mandatin e partisë Mundësia, do ta denoncojmë”, tha Shehaj.

Partia ‘Mundësia’ në Qarkun e Tiranës ka marrë dy mandate, por nga demokratët ka pasur pretendime se një prej mandateve i takon demokratëve, duke tentuar në këtë mënyrë të marrin edhe mandatin e 14 në Tiranë, që nëse ndodh i shkon Ilir Alimehmetit.

Lini një Përgjigje