TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2025, 12:00

‘Zgjedhjet e 11 majit nuk janë kapitull i mbyllur’, Tabaku paralajmëron Ramën: Ke probleme me BE-në

Shkruar nga Pamfleti

‘Zgjedhjet e 11 majit nuk janë kapitull i mbyllur’, Tabaku

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila në 11 maj arriti të marrë mandatin nga lista e hapur e koalicionit ‘PD-ASHM’ e konsideroi raportin “Rule of Law”, të publikuar nga Komisioni Europian si një goditje e fortë për qeverinë shqiptare.

“Nuk kisha parë një raport që niste në faqen e parë, i referohet arrestimit të Veliajt, që thotë aksione dhe reagime publike të paprecedenta nga ekzekutivi dhe legjislativi ndaj gjyqësor”, tha ajo.

Tabaku deklaron për gazetarin Osman Stafa në News24, se nëse zgjedhjet nuk mbahen siç e kërkojnë standardet europiane, Shqipëria mund të bëjë hapa pas në procesin e integrimit, ashtu siç ka ndodhur me Serbinë.

“Shqipëria është duke u kontrolluar për grupkapitullin e parë, sepse është hapur i pari e do të mbyllet i fundit. Nuk ka rrugë tjetër Shqipëria veç zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, që këtë radhë nuk ishin. Shumë vende të rajonit, për shkak të cënimit të grapkapitullit të parë kanë bërë hapa pas”, tha ajo.

Deputetja e PD-së thekson se zgjedhjet e 11 majit do të denoncohen dhe pritet që Partitë Popullore Europiane të sjellin në Shqipëri një mision fakt-mbledhës për shkeljet në procesin zgjedhor.

“Zgjedhjet së pari për PD nuk janë kapitull i mbyllur, presim raportin final presim një mision fakte mbledhës nga EPP, por nuk janë kapitull i mbyllur as për Komisionin e Jashtëm të PE. Në korrik do të miratohet raporti final. Menjëherë më pas komisioni do të bëjë një plan pune për mision fakt mbledhës në Shqipëri në fillim të 2026”, tha Tabaku.

Ajo deklaroi se PD do të vijojë të thotë të vërtetën në çdo institucion ndërkombëtar për vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit.

Lini një Përgjigje