
Ish-deputeti dhe kandidati në zgjedhjet e 11 majit, Myslim Murrizi ka reaguar mbi procesin e rinumërimit të votave. Ai ironizon faktin që rinumërohet vetëm votat brenda vendit dhe jo ato jashtë.
“Çfarë ka nga “fronti” i rinumërimit? Se nga frontet e luftës në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë vazhdon “beteja”.
Edhe këtë stilin që do rinumërohen vetëm votat e qytetarëve brenda vendit, por jo mbi 13.000 votat e emigrantëve për qarkun Tiranë, s’e kisha kuptuar!!!
Domethënë që numëruesit politikë të (PD-PS-LSI) kanë “vjedhur” vota në 18 ZAZ, por tek kompleksi i FSHF-së ku u numëruan votat e emigrantëve janë treguar korrektë!!!!
Si duket ka ndikim shumë vendi se ku numërohen votat, jo njerëzit.
Herën tjetër duhet t’ia besojmë të gjithë procesin zgjedhor Dukës, jo Çelibashit”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje