TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2025, 14:01

Rinumërimi i votave, Berisha: Nuk është kërkesë primare e PD, u plotësuam dëshirën kandidatëve

Shkruar nga Pamfleti

Rinumërimi i votave, Berisha: Nuk është kërkesë primare

Kreu demokrat Sali Berisha ka komentuar procesin e rinumërimit të votave që ka nisur në Qarkun e Tiranës, ndërsa theksoi se kjo nuk ishte kërkesë primare e PD-së.

Berisha tha se përmes rinumërimit po i plotësohet kërkesa kandidatëve për deputet.

“Çështja e numërimit të votave është kërkesë e kandidatëve e mbështetur nga PD për transparencë. Nuk është një kërkesë primare e PD-së. Ta ketë të qartë çdo njeri. Kërkesa e PD ka të bëjë me legjitimitetin e zgjedhjeve dhe unë mund t’ju theme se, tre janë linjat kryesore të kontrollit që ne bëjmë.

Së pari, kamerat të cilat kanë zbuluar në mënyrë të përsëritur trenin Bullgar. Kanë zbuluar aktet më të shëmtuara që damkosin farsën si një proces krejtësisht të paligjshëm.

E dyta, janë administrimi i qendrës së votimit, administrimi i kutisë së votimit, i materialeve të votimi, procesverbaleve të votimit.

Dhe e treta, janë plotësimi i kërkesave të kandidatëve tanë që kanë pretendimet e tyre dhe ne kurrë nuk mund të mos mbështesin transparencën.

Pra të kuptohemi, besoj se kemi bërë gjënë më të madhe sepse kemi faktuar çdo ditë këtu para jush dhe do faktojmë se çfarë farse e shëmtuar është zhvilluar në 11 maj.

Për PD-në vota ka vdekur pa hyrë në kuti. Aktet e shëmtuara të krijuara janë të gjitha të parapërgatitura, nuk janë ‘ex tempore’ aty. Duhet të bëj dallim për çdo qytetar, se çfarë është numërimi i votave për kandidatë dhe se çfarë është kontrolli i legjitimitetit të procesit. Janë gjëra krejt të ndryshme”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje