
Kreu demokrat Sali Berisha u shfaq në një konferencë për mediat mesditën e së enjtes, ndërsa pranoi se ka kaluar një virozë pa ndërlikime të veçanta.
Berisha tha se ai është transparent dhe e thotë kur është sëmurë, duke aluduar se Kryeministri Edi Rama, shkarkoi Komandantin e Gardës, pas disa procedurave spitalore.
“Është e vërtetë, por unë jam transparent. Nuk bëj si ai tjetri që të shkarkojë Komandantin e Gardës pse infermieret nxjerrin lajmin. Unë një ditë po pata problem shëndetësor, unë njoftoj publikun. Kisha një gjendje virale e cila kaloi pa asnjë ndërlikim të veçantë. Kjo është.
Pra edhe njëherë. Dy standarde. U shkarkua Komandanti i Gardës, në fakt në transparencë është për këtë, por thelbi i shkarkimit të këtij është bota e krimit. Do ta merrni vesh shpejt.
Po bëhet një investigim.
Por ai u shkarkua pikërisht të nesërmen e disa procedurave spitalore, në të cilat nuk pati asnjë test serioz për ato që duhet të kishte”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje