
Në episodin e sotëm të podcastit “Të Pashoq”, në kanalin në YouTube të “Pamfletit”, është i ftuar demokrati, Edvin Kulluri, i cili ka hedhur dritë mbi përplasjet brenda opozitës, gjyqin për vulën dhe më gjerë.
Ai u ndal dhe te rezoluta antikorrupsion e Ramës, e cila kundërshtohet nga Basha.
-Basha tha se nuk e voton rezolutën. Ju e keni votën kundër sepse keni hall se është pazar mes Ramës dhe Berishës kundër SPAK?
Kjo është njëra nga arsyet dhe kuptohet nga teksti. Do ngrihet një komision parlamentar, e ka nisur Eduart Shalsi në dhjetor a janar ku foli për nevojën për të ndërhyhet me ndryshime ligjore te institucionet e pavarura, por që nënkupton sistemin e drejtësisë. Nuk u ngritën për të luftuar korrupsionin te bordi i kullimit te Bashkia e Patosit. Nuk e dimë çfarë do bëjnë. Është jo transparente siç bën Rama në përgjithësi.
Kemi precedentë të bllokimit të Zgjedhores për të goditur dy vendime të Kushtetuese, për lista të hapura dhe votën e diasporës. Mazhoranca nuk e do votën e diasporës.
-Duke kundërshtuar këtë projektrezolutë, mos po i jepni një kauzë elektorale kryeministrit që kur të dalë në zgjedhje dhe të thotë që opozita nuk do ta luftojë korrupsionin, na jepni 84 mandate.
Ne 40 hajdutë pa Ali Babën nuk njoh. Një kryeministër nuk ka bërë asnjë përpjekje për të luftuar korrupsionin në ekzekutiv. Ekzekutivi i ka mundësitë të luftojë korrupsionin. Kemi një Departament antikorrupsion në Ministrinë e Brendshme që nuk ka çuar prokurori asnjë ministër. Është e qartë që mungesa e vullnetit të Ramës për të luftuar korrupsionin është e dukshme. Se si mundtë përdorë një kartë që nuk ekziston nuk e di. Drejtësia e bën punë e vet. Nuk e di pse duhet kjo. Opinionin e mbështet reformën. Të pakënaqur me reformën janë subjekt te Metamorfoza.
Lini një Përgjigje