TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2024, 16:27

Edi Rama vijon qokat në diplomaci, propozon për ambasadorë dy zv/ministra

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama vijon qokat në diplomaci, propozon për ambasadorë dy

Edi Rama vijon qokat në diplomaci. Pasi emëroi ish-deputetët dhe miq biznesmenësh dhe motra pronarësh mediash pak muaj më parë, Rama duket se ka planifikuar një fazë të dytë emërimesh.

Mësohet se Rama ka vendosur tu japë poste diplomatike dy zv/ministrave Artemis Malo dhe Besart Kadia.

Artemis Malo, aktualisht Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme, ka marrë aprovimin e kryeministrit Edi Rama për të shkuar ambasadore e Shqipërisë në Kanada.

Ndërkohë edhe Zëvendës Ministri tjetër i Punëve të Jashtme, Besart Kadia, do ta vijojë karrierën tij tashmë në diplomaci. Zoti Kadia është propozuar për të shërbyer si ambasador në Azeirbaxhan.

 

Lini një Përgjigje