TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2024, 11:40

Revoltohet Erion Braçe: Arsyet pse ushqehemi shumë shtrenjtë në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti
Revoltohet Erion Braçe: Arsyet pse ushqehemi shumë shtrenjtë
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet soiale ka reaguar ashpër për shtrenjtimin ushqimeve në Shqipëri.

Braçe teksa citon INSTAT thotë se çmimet e ushqimeve u rriten me 2.38%; por në krahasim me një vit më parë-2022, çmimet e ushqimeve u rriten me 6.7%.

Sipas tij Shqipëria ka problem evident me prodhimin e brendshëm por edhe me TVSH-në e famshme por që e fsheh informaliteti.

“Ushqehemi shumë shtrenjtë, shuuuumë shtrenjtë

INSTAT tha dje se në dhjetor, çmimet e ushqimeve u rriten me 2.38%; por në krahasim me një vit me parë-2022, çmimet e ushqimeve u rriten me 6.7%;

Zarzavatet më shtrenjtë, frutat më shtrenjtë, bulmeti më shtrenjtë, mishi e peshku me shtrenjtë!

Ushqimi na kushton më shumë se çdo gjë tjetër!

Pse?

Së pari, kemi problem evident me prodhimin e brendshem, si ofertë, si prodhim-ndikuar nga kushtet klimatike dhe rendimentet e cënuara, si kosto doemos; por edhe si përjashtim nga tregu për shkak të marrëzisë fiskale, TVSH-së së famshme por që e fsheh informaliteti;

Të gjitha bashkë i bëjnë perimet e frutat, bulmetin e mishin të shtrenjtë!

Se dyti, kemi problem me #IMPORTIN, TREGTARËT dmth;

Dy faktore-rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe rënia e fortë e euros dhe dollarit, duhet të kishin passjelle çmime më të lira;

Në fakt-kane sjellë të njejtat çmime dhe fitime më të mëdha për tregtarët informaliteti masiv në zinxhirin tregtar ua fsheh paranë e madhe.

Pra po ndodh që, ushqimet e importit po tregtohen më të shtrenjta se jashtë, por më të lira se prodhimi vendas-shkak cilësia në prag skadence, duke e zhytyr edhe me prodhimin vendas në padobishmëri, stoqe të pashitura, veçanërisht në bulmet!

Praaaaaaa, tregjet miserable e të përqendruara në disa duar-dominuar nga importi, po vrasin prodhimin vendas; po mbajnë të shtrenjtë ushqimin e çdo shqiptari, veçanërisht të moshuarve”, shkruan deputeti socialist.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

erion braçe instat rritja e çmimeve

Lini një Përgjigje