TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2024, 10:30

Zyrtare! Plarent Ndrecaj zëvendëson Ahmetajn në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare! Plarent Ndrecaj zëvendëson Ahmetajn në Kuvend

Dallëndyshe Bici, drejtoresha e Kadastrës ka refuzuar të marrë mandatin e deputetit të Partisë Socialiste.

Pas heqjes së mandatit të Arben Ahmetajt, mandati i tij i kalonte pasuesit në listën shumë emërore, në këtë rast Dallëndyshe Bicit.

Por kjo e fundit me anë të një letrë ka njoftuar KQZ-në se nuk do të vazhdojë procedurën e betimit për mandatin e deputetit dhe se dëshiron të vazhdojë punën në Institucionin e Kadastrës.

“Me shkresën nr. 43/1 prot., date 9.1.2024 me lëndë “Njoftim për dorëzim dokumentacioni”, për të cilën kam marrë dijeni në datë 10.1.2024, jam njoftuar për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qëndror”, shkuan ajo në shkresën depozituar KQZ.

Zyrtare! Plarent Ndrecaj zëvendëson Ahmetajn në Kuvend

dallëndyshe bici kuvend

Lini një Përgjigje