TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2024, 21:41

“SPAK amnistoi Beqajn”, Bardhi: Hetimet për inceneratorët janë të mangëta, koka e aferës janë Rama dhe Veliaj!

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK amnistoi Beqajn”, Bardhi: Hetimet për inceneratorët

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kritikuar punën e SPAK për disa nga çështjet më të nxehta, si ajo e inceneratorëve dhe sterilizimit.

Sa herë që kam konstatuar që ka një tejkalim apo anashkalim të ligjit nga SPAK apo institucione të tjera, kam mbajtur qëndrimet e mia publike. Kam kritikuar SPAK që në rastin e koncesionit të sterilizimit, segmente të caktuara brenda SPAK i dhanë një lloj amnistie penale ish-ministrit të Shëndetësisë, mikut të ngushtë të Edi Ramës, Ilir Beqaj”, tha Bardhi, në një intervistë për “Syri Tv”.

Ai u ndal edhe tek mega-afera e inceneratorëve, duke thënë se hetimet janë të mangëta, pasi përgjegjësit kryesorë janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

“E kam thënë edhe publikisht, që është punë e mangët e SPAK. Unë pres që kallëzimi i bërë nga PD, i dërguar prej meje në atë kohë të merret në shqyrtim i plotë dhe hetimet të shkojnë te përgjegjësit realë të kësaj afere, që është kryeministri Edi Rama dhe për inceneratorin e Tiranës, kryetari i bashkisë së Tiranës.

Është jashtë çdo logjike jo juridike, por edhe njerëzore, që të thuash se drejtori që ka sigluar shkresën është në burg dhe ka përgjegjësi penale, ndërsa kryetari i bashkisë që i ka dhënë vlerë ligjore të gjithë koncesionit dhe abuzimeve me paratë publike, të jetë jashtë hetimeve dhe përgjegjësisë penale”, tha Bardhi.

Sipas tij, shkeljet e Ramës dhe Veliajt janë kaq të shumta, sa nuk ka prokuror që mund t’i fshehë ato.

bardhi spak

Lini një Përgjigje