
Deputeti Dashnor Sula duke folur për situatën e krijuar brenda opozitës, deklaroi se as Berisha dhe as Basha nuk janë zgjidhja për PD-në.
Në një intervistë për ‘Report Tv’, Sula u pyet nëse do të merrte pjesë në protestat që po bëjnë militantët e Sali Berishës poshtë banesës së tij ku po mbahet në arrest shtëpie, Sula e mohoi kategorikisht diçka të tillë dhe i cilësoi protestat si diçka që nuk sjell asnjë zgjidhje.
“Unë mendoj se çdo lloj forme e protestës së opozitës ka vlerë. Por nuk jam dakord dhe nuk mendoj se është zgjidhje të shkohet poshtë rrugës ku është Berisha i cili ka atë masë sigurimi, për të cilën ne jemi shprehur se ishte në shkelje të procedurës. Por shtoj pyetjen, më mirë ishte me atë masë sigurie që mund të shkonte një herë në 2 javë tek SPAK-u e të bëjmë atë opozitë që duhej, apo kjo që ka sot? Mua më ndajnë shumë gjëra me Berishën, në raport sesi u bë opozigta gjatë këtyre 2 viteve. Në çdo vend normal drejtuesi i opozitës që humbet zgjedhje, jep dorëheqjen. Ndërsa këtu ka 2 vite që opozita po hahet mes vetes dhe Edi Rama qëndron në pushtet pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë”, tha Sula.
Ai pati edhe një kritikë për kreun e Rithemelimit, duke thënë se Berisha duhet t’u bëjë thirrje personave që mblidhen poshtë banesës së tij që të protestojnë nëpër fshatrat dhe qytetet ku jetojnë për situatën e vendit.
“Unë e kritikoj Berishën, duhet t’u dalë atje tu thotë ikni. Dilni në fshat e qytet 24 orë, jo të rrinë aty poshtë banesës së tij”, shtoi Sula.
Lini një Përgjigje