TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2024, 22:26

Dosja e Xibrakës, Bardhi akuza vëllait të kryeministrit: Ndërhyrjet në sistemin TIMS u bënë për të favorizuar Olsi Ramën!

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e Xibrakës, Bardhi akuza vëllait të kryeministrit:

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se do të denoncojë publikisht se ndërhyrjet në sistemin TIMS janë bërë për të favorizuar vëllain e kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për ‘SYRI TV’, Bardhi akuzoi, Olsi Ramën se është i përfshirë në dosjen e drogës së Xibrakës.

Ajo që unë kam thënë është se do dal të provoj se si vëllai i kryeministrit Olsi Rama është i përfshirë në dosjen Xibraka përmes të dhënave të sistemit TIMS. Dhe ekzaktësisht për të prishur këto të dhëna, ka pasur një ndërhyrje të paligjshme në sistemin TIMS.

Absolutisht kam qenë dhe mbetem i gatshëm për të bërë këtë denoncim sa kohë kam pasur një dakordësi me një koleg tuaj në një media tjetër për ta denoncuar rastin në emisionin e tij.

I kam qëndruar atij premtimi dhe po pres të kem hapësirën e nevojshme. Dhe meqenëse kanë qenë edhe festat dhe rrjedha e emisionit ka qenë e tillë që e pamundësonte daljen, besoj në nisjen e sezonit të ri do kem një komunikim për të koordinuar hapësirën që mund të kem në emisionin përkatës. Dhe nëse nuk do kem hapësirë në atë emision dhe unë e mirëkuptoj, do e bëj atë denoncim në një formë tjetër publike”, tha Bardhi.

bardhi rama

Lini një Përgjigje