TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2025, 20:49

Regjistrimi i emigrantëve në zgjedhje, ja sa shqiptarë kanë plotësuar formularët në ditën e parë

Shkruar nga Pamfleti

Regjistrimi i emigrantëve në zgjedhje, ja sa shqiptarë kanë

Procesi për regjistrimin e emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit është ccelur sot, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, në ditën e parë kanë aplikuar online në KQZ, 2613 emigrantë me banim në Diasporë.

Deri në orën 17:30 kanë aplikuar 2613 persona, nga të cilat 145 kërkesa janë pranuar, ndërsa 59 janë refuzuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim.

Në aplikime dominon me 76.6% meshkujt dhe moshat kryesisht të reja. 60% të aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.

Diaspora e Italisë është në krye të listës së aplikimeve në këtë ditë të parë, e ndjekur nga Gjermania, Anglia, Greqia dhe Amerika. Ata janë votues kryesisht në qarqet Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë.

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Aplikimet mbyllen në datën 4 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit.

Lini një Përgjigje