TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2025, 14:35

“Buxheti 2024 u shpërnda për udhëtime dhe karburant”, PD denoncon: Pagesat më të larta shkuan për koncesionet

Shkruar nga Pamfleti

“Buxheti 2024 u shpërnda për udhëtime dhe karburant”,

Partia Demokratike ka denoncuar se pagesat më të larta të buxhetit për vitin 2024 shkuan për koncesionet, si edhe u shpërndanë nëpër institucione për udhëtime e karburant.

“Në vitin 2024 vijuan kontratat e klasifikuara ku përmendim atë me vlerën më të lartë lidhur nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike ku vetëm vlera e një fature pjesore të saj ishte 15 mil euro, vlera totale e saj mbetet enigmë”, u shpreh zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.

Deklarata e plotë:

Të dhënat zyrtare të shpenzimeve regjistruar në thesarin e shtetit për vitin 2024 treguan këto shpenzimet ndarë sipas institucioneve:

Udhëtime brenda vendit 11.3 mil euro

Udhëtime jashtë shtetit 7.7 mil euro

Pagesat më të larta për vitin që mbyllëm shkuan për koncesionet dhe PPP të cilat kanë të paktën 2 vite që nuk hetohen nga Agjencia e Prokurimit Publik, por edhe tenderat e kontratat e klasifikuara ku vlen të përmendim:

Koncesionarin e inceneratorit të Tiranës i cili për 2024 përfitoi 14 milionë euro, 10 mil nga të cilat vetëm nga bashkia Tiranë.

co Tirana për shërbimin e pastrimit të qytetit përfitoi 10 mil euro.

Rruga e Arbrit këtë vit shpenzoi 35 mil euro.

Tuneli i Llogarasë 12 mil euro

rr. Orikum – Llogara 7.8 mil euro

rr.Milot – Morinë 6 mil euro pasuar nga Elbasan –Qafë Thanë, Unazën e Jashtme Tiranë, Bypasin Orikum – Dukat, mirëmbajtjet e rrugëve etj.

Në 2024 vijuan kontratat e klasifikuara ku përmendim atë me vlerën më të lartë lidhur nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike ku vetëm vlera e një fature pjesore të saj ishte 15 mil euro, vlera totale e saj mbetet enigmë.

Sa i takon produktit të milionave të shpenzuara në shëndetësi shkoi për:

• “Pazaret” te Onkologjiku, pacientët mbetën pa trajtim, KLSH gjeti pajisjet e “harruara” në korridore

• Të sëmurë me leucemi pa ilaçin jetësor! Ju mohua bari “Ibrutinib”. U kërkua ndryshim i protokollit të kurimit.

• Ilaçet për dializë e tumore, pacientët në QSUT, nuk morën në kohë mjekimin

• Spitali i ri në QSUT me shtretër të përdorur, asnjë pajisje sipas kontratave

• në QSUT, kabineti i endoskopisë në spitalin e ri, i pacertifikuar

• Shtëpitë e të moshuarve pa psikiatër dhe mjekë specialistë/ 45%, e të moshuarve me probleme të shëndetit mendor

Shërbimi i trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore jo vetëm në QSUT por në rang vendi monopol në duart e kompanisë Eco Riciklim me pronar djalin e nëndrejtoreshës së QSUT .

Qeverisja vendore, në 61 bashkitë në vend për 2024 u shpenzuan gjithsej 771.5 mil euro në total, ku sigurisht vendin e parë e mban bashkia Tiranë me 228 mil euro.

Bashkitë Libohohë, Konispol, Delvinë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Këlcyrë, Tepelenë etj inekzistente, pa investime, nuk kanë çerdhe dhe kopshte në raport me numrin e popullatës ndërkohë që në fshatra nuk kanë as çerdhe apo transport publik.

Bilancit të 2024 i bashkohet performaca e eksponentëve të PS si ish-deputeti i arrestuar Çyrbja, apo nën hetim deputetja Olta Xhaçka, Damian Gjiknuri, Plarent Ndreca, Erjon Veliaj me shokë etj.

Lini një Përgjigje