TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2025, 15:48

Sali Berisha “mban në këmbë” Partinë e Lirisë, paralajmëron futjen e Ilir Metës në listat e PD

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha “mban në këmbë” Partinë e
Meta-Berisha

Nëse Meta merr mandatin, automatikisht ka imunitet dhe SPAK do të duhet ta lirojë nga qelia...

Sali Berisha duket se do të shpëtojë Partinë e Lirisë nga shkrirja. Ashtu sikundër e paralajmëroi “Pamfleti” pak ditë më parë, pritet që në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha të fusë Ilir Metën dhe disa përfaqësues të tjerë të PL në listat e Partisë Demokratike.

Në zgjedhjet e 2023 ishte Meta i që e shpëtoi Berishën, pasi ky i fundit nuk kishte as logo dhe as vulë. Duket se tani Doktori do ja kthejë borxhin Metës, i cili dergjet burgjeve. Në bazë të sondazheve që kanë dalë deri më tani, PL ka prekur fundin dhe nëse shkon e vetme në zgjedhje, vështirë se merr ndonjë deputet. Mirëpo Berisha do të përdorë PD si kamerdare për vetë Metën dhe PL. Kjo u konfirmua sot nga ai vetë pas një takimi që pati me strukturat në Pogradec.

Në lidhje me listat për zgjedhjet në koalicion me Partinë e Lirisë dhe me parti të tjera, ne shkojmë të sigurt drejtë fitores. Është radha jonë. Gjithçka do të përcaktohet nga negociatat. Është radha jonë”, tha Berisha.

Meta është në qeli, por ligji nuk e ndalon të kandidojë dhe me gjasë ai pritet të jetë në një zonë të sigurt në listën e Partisë Demokratike të Tiranës. Po ashtu pritet që ai të fusë dhe besnikët e tij si Tedi Blushin apo Erisa Xhixhon.

Nëse Meta bëhet deputet, atëherë do të kemi një precedent të ri. E para ai do të duhet të betohet si deputet dhe nuk e dimë nëse drejtësia do ta lejojë apo jo, duke marrë shembullin e Belerit.

Nëse ai betohet dhe merr mandatin, automatikisht ka imunitet dhe SPAK do të duhet ta lirojë nga qelia dhe t’i kërkojë Kuvendit t’i heqë imunitetin, për ta arrestuar sërish. Pra, Berisha mund t’i japë një mundësi Metës të dalë nga qelia. Megjithatë duhet të shohim se si do të vijojnë negociatat. /Pamfleti

Lini një Përgjigje