Kreu i Partisë Demokratike, ishte ditën e sotme në një vizitë në Pogradec. Ai komentoi reagimin e SPAK në lidhje me dosjen Xibraka që konkludoi se Olsi Rama nuk ka lidhje me aktivitetin kriminal të goditur në vitin 2015.
Sipas Berishës, deklarata e SPAK tregon se edhe vete Struktura e Posaçme është pjesë e kësaj dosje.
“Më deklaratën e tij dje SPAK-u tregoi se është pjesë e dosjes së Xibrakës, kaq mund të them. Tregoi që tani nuk kemi vetëm Olsin, por kemi edhe Dumanin anëtar të bandës së Xibrakës. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.
Ai foli edhe për zgjedhjet ku tha se do shkojnë në koalicion me Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera. Sipas Berishës është radha e opozitës për fitore.
“Në koalicion me Partinë e Lirisë dhe me parti të tjera, ne shkojmë të sigurt drejtë fitores është radha jonë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje