Kryeministri Rama ka vijuar me rubrikën ‘Sy m’sy’ duke iu përgjigjur kritikave të komentuesve në rrjetet sociale. Këtë herë një ndjekës i thotë se pensionistët duke të jenë më në fokus të qeverisë.
Rama i përgjigjet kritikës duke thënë se do të vazhdojë mbështetja për pensionistët, ndërsa shtoi se praktika e dy bonuseve do të aplikohet edhe në vitet në vijim.
Kryeministrit shprehet se për PS, pensionistët do jenë në qendër të vëmendjes ndërsa rendit bonusin 100 mln euro për Vitin e Ri dhe bonusin që do u ofrohet në pranverë.
“Për Elbasan sot. E mira s’ka fund e borxhi i kësaj shoqëri ndaj pensionistëve, qoftë atyre që jetuan diktaturën, qoftë atyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit, nuk ndalet kurrë. Por nëse ka një qeveri që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e PS. Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve dhe mundësoi që kush ka dalë pension 10 vitet e fundit të ketë pension konsiderueshëm më të lartë se ata që kanë dalë më parë. Është kjo qeveri që u dha pensionistëve pak javë më parë plot 100 mln euro si bonus për Vitin e Ri. Do t’u japë për herë të parë bonus të dytë në pranverë dhe do mbajë do bonuse në vit. Këto janë fakte kuptimplota të kujdesit të vazhdueshëm për pensionistët, me të cilët ne do të ndajmë në çdo hap pjesën e tyre të merituar nga rritja e pandalshme e ekonomisë”, shprehet Rama.
Kryeministri nuk ka kursyer edhe ‘thumbat' për opozitën. Duke sulmuar Berishën, Rama shprehet se katrani i madh pa din e iman, por edhe katranët e vegjël u ofrojnë pensionistëve qilima fluturues, si trashëgimtarë të politikës ekonomike të Sudes dhe Xhaferrit.
Sipas tij, pensionistët e dinë se kush e bëri lesh e li Shqipërinë.
“Të tjerët, ata që s’kanë dhe s’do kenë asgjë në dorë, që nga një katran i madh pa din e pa iman, te ca katranë të vegjël pa cipë dhe pa nishan, ofrojnë për pensionistët qilima fluturues, si trashëgimtarë të denjë të politikës ekonomike të Sudes dhe Xhaferrit. Ndër shumë të mira të tjera, pensionistët e parë nuk e harrojnë se kush e bëri Shqipërinë lesh e li dhe e dinë aritmetikën më mirë se Lulat e rinj, e kanë të qartë se kushdo tjetër se ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne ku vend as nuk ka pasur dhe as nuk gjen dot edhe për nja 10 vjet të tjera pa diskutim”, tha Rama.
Lini një Përgjigje